Monday, June 22, 2026
spot_img
HomeLajmeAksident me vdekje në Çermë të Divjakës, motoçikleta përplas këmbësoren 71-vjeçare

Aksident me vdekje në Çermë të Divjakës, motoçikleta përplas këmbësoren 71-vjeçare

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e së hënës në rrugën nacionale Çermë–Divjakë, në zonën e njohur si Çermë Proshkë.

Viktima është një 71-vjeçare, e cila ka humbur jetën pasi është përplasur nga një motoçikletë teksa po tentonte të kalonte rrugën nga njëra anë në tjetrën.

Motoçikleta drejtohej nga një 24-vjeçar, ndërsa goditja ka qenë e fortë dhe e moshuara ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia e Shqipërisë ka ndaluar drejtuesin e motoçikletës dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.

Ky është aksidenti i dytë me fatalitet brenda dy ditësh në zonën e Lushnjës, duke ngritur shqetësime për sigurinë rrugore në këtë segment.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT