Friday, May 22, 2026
spot_img
HomeLajmeAksident me fatalitet në Lezhë, vdes motorçiklisti pas përplasjes me veturë

Aksident me fatalitet në Lezhë, vdes motorçiklisti pas përplasjes me veturë

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte (22 maj) në aksin rrugor Lezhë-Rrilë, në afërsi të kryqëzimit të Superstradës.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një motorçikletë, ndërsa për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorçikletës.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti fatal.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT