Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë, ku janë përfshirë tre automjete.
Si pasojë e përplasjes, një 19-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Policia ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:15, në vendin e quajtur “Kameras”.
Në njoftimin e Policisë thuhet:
“Rreth orës 21:15, në Fushë-Krujë, në vendin e quajtur “Kameras”, janë përplasur tre automjete, me drejtues shtetasit B. D., 35 vjeç, E. Sh., rreth 19 vjeç, dhe L. S., 38 vjeç. Si pasojë, shtetasit B. D. dhe E. Sh. janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi L. Z., rreth 19 vjeç, pasagjer në njërin prej automjeteve, ka ndërruar jetë në spital”.
Grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


