Saturday, May 16, 2026
spot_img
HomeLajmeAksident i rëndë në Tajlandë, treni përplaset me autobusin – 8 të...

Aksident i rëndë në Tajlandë, treni përplaset me autobusin – 8 të vdekur e 25 të lënduar

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur të shtunën në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok, ku një tren është përplasur me një autobus publik, duke lënë të vdekur të paktën tetë persona.

Mediat tajlandeze raportojnë se përplasja ka ndodhur pranë një stacioni hekurudhor në zonën qendrore të qytetit.

Autoritetet shëndetësore në Tajlandë kanë konfirmuar se të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe mbi 20 të tjerë kanë mbetur të lënduar, raportoi AP.

Videot e publikuara në mediat sociale tregojnë momentin e përplasjes, ku disa automjete ishin ndalur në një kalim hekurudhor kur treni i mallrave u përplas me autobusin në pjesën e përparme.

Përplasja ka shkaktuar edhe përfshirjen e disa automjeteve të tjera pranë shinave, ndërsa autobusi është përfshirë nga flakët pas goditjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT