Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e së premtes në aksin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë, ku një automjet është përplasur me një kamion.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosura drejtuesja e automjetit dhe një fëmijë që ndodhej në makinë. Të dy janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për trajtim mjekësor.
Ende nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit, ndërsa autoritetet policore kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Gjendja shëndetësore e të lënduarve nuk është bërë ende e ditur zyrtarisht.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


