Një aksident trafiku ka ndodhur në Bernicë, ku janë përfshirë një veturë e tipit “Golf 5” dhe një “Audi A3”.
Sipas lexuesve të Sinjalit, të cilët kanë qenë vetë prezent në ngjarje, në veturën Golf 5 dyshohet se ka qenë një zyrtar policor, i cili gjatë drejtimit ka goditur automjetin Audi A3, ku ndodhej një grua shtatzënë.
Në vendin e aksidentit kanë dalë njësitet policore, ndërsa janë dërguar edhe pamje nga lexuesit që tregojnë situatën pas përplasjes.
Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës, por deri në momentin e publikimit nuk ka marrë përgjigje lidhur me rastin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


