Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në rrugën Prishtinë–Ferizaj, në udhëkryqin e Janjevës, në fshatin Banullë të Lipjanit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00, ku sipas burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, një veturë në lëvizje ka përfshirë në aksident tri vetura të parkuara dhe një këmbësore.
Në aksident ka qenë e përfshirë një veturë e tipit Peugeot, e drejtuar nga S. I., e cila dyshohet se ka shkaktuar përplasjen zinxhirore. Si pasojë, janë goditur edhe tri vetura të parkuara: një VW Caddy, një Audi A3 dhe një BMW.
Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar dy persona. Këmbësorja B. B. ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK, ku ndodhet nën trajtim mjekësor, ndërsa I. B., i cili ndodhej si pasagjer në njërën nga veturat e parkuara, ka pësuar lëndime të lehta.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa hetimet janë marrë nga njësia e trafikut.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, e dyshuara është ndaluar në ndalim policor, ndërsa rasti është duke u trajtuar si “Aksident komunikacioni rrugor me lëndime”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


