Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar në zonën e Gjiri i Lalëzit, ku një 57-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve.
Viktima ishte pasagjer në njërën prej veturave dhe nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti.
Përveç tij, tre persona të tjerë kanë mbetur të lënduar, përfshirë dy drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer tjetër, të cilët po trajtohen në spital.
Autoritetet kanë bërë të ditur se të dy shoferët rezultuan nën ndikimin e alkoolit në momentin e aksidentit.
Pas verifikimeve dhe procedurave të nevojshme, ata janë arrestuar në flagrancë.
Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet që çuan në aksidentin tragjik.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


