Monday, August 24, 2026
spot_img
HomeLajme“Aksham kolona” në kufi, pritjet deri në 40 minuta

“Aksham kolona” në kufi, pritjet deri në 40 minuta

Pritjet e qytetarëve në pikat e kalimit kufitar mbrëmjen e së hënës kanë arritur deri në 40 minuta.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet për automjete në hyrje janë rreth 20 minuta, ndërsa në dalje arrijnë deri në 40 minuta. Kolona në dalje është rreth 200 metra.

Pritje më të shkurtra raportohet edhe në Merdarë, ku në dalje qytetarët po presin 10 deri në 15 minuta, me kolonë rreth 50 metra.

Në pikën kufitare Muçibabë, pritjet në dalje janë rreth 15 minuta, bëhet e ditur në përdtiësimin e orës 20:01

Në pikat tjera kufitare, pritjet janë kryesisht 3 deri në 5 minuta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT