Thursday, June 11, 2026
spot_img
HomeLajme“Ai ka qenë shumë i mërzitur”, thotë banori për Adem Jasharin pas...

“Ai ka qenë shumë i mërzitur”, thotë banori për Adem Jasharin pas masakrave në Qirez e Likoshan (VIDEO)

Pas aksioneve të Adem Jasharit me bashkëluftëtarë kundër forcave serbe, kishte nisur hakmarrja e tyre.

Si rrjedhojë më 28 shkurt 1998 ato kishin mësyrë fshatrat Qirez e Likoshan me trupa e makineri nga më e ndryshmja – përfshirë helikopterin.

Ndonëse ishin të pabarabartë, ish-luftëtarë të Adem Jasharit, kanë thënë për emisionin MAT në Klan Kosova se me urdhrat e tij ishin nisur në drejtim të këtyre dy fshatrave.

“Aty e kemi pa që helikopteri është duke shtie në atë makinë pa ndërpre edhe ne jemi detyru me gjujt helikopterin që me largu”, thotë Mujë Shabani.

“Qitu jemi ul me Ademin dhe Ademi na ka nda. Këtu poshtë është luftu. Këtu jemi kanë ulur me të edhe bashëkluftëtarët e tij. Edhe Ademi ndërkohë thotë kush po shkon në lagjen e Prekazit”, thotë Nagip Mehmeti.

Ndërkaq banori i Qirezit, Sabit Aliu, rrëfen për se si shqiptarët atë ditë ishin sulmuar pakursyer.

“Këtu kanë hy në këtë shtëpinë e Sefer Nebihit, kanë hy brenda dhe i kanë mshu për dritare dhe ia kanë vra dy djemtë, ia kanë vra renë shtatzënë, dhe Seferin e kanë plagosur. Vajzën e ka pasur motmoti e gjysmë reja e tij në prehër. Trutë e nënës së saj, me dorë ia kam fshi kështu dhe kam menduar se është e vdekur edhe ajo”, vijon Aliu.

The post “Ai ka qenë shumë i mërzitur”, thotë banori për Adem Jasharin pas masakrave në Qirez e Likoshan (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT