Saturday, September 5, 2026
spot_img
HomeShowbiz“Ai është idhulli im”, Lennart Karl reagon ndaj krahasimeve me Lionel Messin

“Ai është idhulli im”, Lennart Karl reagon ndaj krahasimeve me Lionel Messin

Lennart Karl po shndërrohet pa dyshim në sensacionin e sezonit te Bayern Munich.

Vetëm gjashtë muaj më parë, 17-vjeçari mezi merrte minuta me ekipin e parë, sot ai është titullar i pandashëm dhe një prej lojtarëve më të përfolur të Bundesligës.


Rritja e tij e shpejtë ka bërë që krahasimet me legjendat e futbollit të nisin shumë herët. Por çfarë mendon vetë adoleshenti për zhurmën që po krijohet rreth tij?

Pas ndeshjes ndaj Freiburgut, në intervistën për Sky, Karl u pyet drejtpërdrejt për krahasimet me Lionel Messin. “Diamanti” i Bayernit qëndroi me këmbë në tokë dhe dha një përgjigje modeste.

“E kanë thënë të tjerët – unë s’mund ta krahasoj veten me Messin. Messi është në nivelin më të lartë dhe ka ende një rrugë të gjatë për të arritur aty”.

Ai shtoi edhe diçka që e bën edhe më të qartë respektin e tij për ikonën argjentinase: “Ai është idhulli im”.

Karl ndërkohë po e ëndërron një ftesë nga Gjermania për Kampionatin Botëror 2026./Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT