Sunday, June 14, 2026
spot_img
HomeSportAdetunji 2-1 Ferizaj, Ballkani forcon vendin e dytë (VIDEO)

Adetunji 2-1 Ferizaj, Ballkani forcon vendin e dytë (VIDEO)

Ishte thjeshtë i pandalshëm!

Sulmuesi nigerian i Ballkanit, Sunday Adetunji, e tundi 3 herë rrjetën e Ferizajt, por që në njërin rast ishte në pozitë jashtë loje.

Dopjeta e tij sot, i dha “Xhebrailave” fitoren e cila i forcon në pozitën e dytë në tabelë, me 43 pikë, njofton Klankosova.tv.

Nga ana tjetër, “Ujqit” anise arritën ta barazojnë rezultatin me anë të Antonio Ilieskit, në minutën e 72, nuk mundën të rezistojnë gjatë, pasi sërish vendasit e kthyen epërsinë, pas pesë minutave.

Kampioni në fuqi arriti ta menaxhojë pjesën e mbetur, duke shkuar në pushim me avantazh 1-0, raporton Klankosova.tv.

Ferizajasitme 32 pikë të grumbulluara, janë në garë të rreptë me Prishtinën e Dukagjinin që kanë nga një më pak, Suharekën me 29 sosh dhe Llapin që ka 26 pikë, por që të katërtat kanë ndeshjet e radhës për t’i zhvilluar në vikend.

Nga këto pesë skuadra, në fund të kampionatit, njëra pritet t’i bashkangjitet Feronikelit’74, i cili veç thuajse është në Ligën e Parë, kurse një tjetër do të luaj në barazh, njofton Klankosova.tv.

Ballkani mbetet prapa Dritës dhjetë pikë, kurse tri më shumë se Malisheva.

 

The post Adetunji 2-1 Ferizaj, Ballkani forcon vendin e dytë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT