Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar projektin e Stadiumit të ri Kombëtar të Kosovës.
Abdixhiku tha se stadiumi i ri do të ndërtohet në Bërnicë të Prishtinës dhe sipas tij do të ketë një kapacitet prej 25-30 mijë ulëseve.
“Ky investim, prej 60 milionë eurove, do t’i jep Kosovës arenën më moderne në histori! Në këtë tempull e arenë futbolli, ëndrrat e sportistëve të rinj, ambasadorëve të ardhshëm të vendit do të prekin realitetin e destinuar kaherë. Dhe aty, Kosova, atdheu ynë, do të lartnohet në secilën sfidë, siç i ka hije, siç e kemi ëndërruar gjithnjë”, shkroi Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, ai tha se është koha për një politikë që fjalët e thata, sipas tij, i zëvendëson me investime që e bëjnë të ardhmen e vendit.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


