Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.
Bëhet e ditur se Abdixhiku e ka njoftuar ambasadoren Ziv për përgatitjet e LDK-së në lidhje me zgjedhjet, programin “Rruga e Re” si dhe “Turneun e Ndryshimit”.
“Kryetari Abdixhiku dhe ambasadorja Ziv diskutuan dhe për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fusha specifike të cilat kanë për qëllim zhvillimin e Kosovës”, shkroi Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


