Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmeAbdixhiku pret në takim ambasadorin britanik, KQZ ta përmbyll sa më shpejt...

Abdixhiku pret në takim ambasadorin britanik, KQZ ta përmbyll sa më shpejt procesin e numërimit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Abdixhiku dhe ambasadori britanik Hargreaves, diskutuan rreth zhvillimeve të fundit në vend dhe qëndrimeve të Lidhjes Demokratike karshi këtyre zhvillimeve, me theks të veçantë rreth procesit zgjedhor të 9 shkurtit, transmeton klankosova.tv.

Para ambasadorit Jonathan Hargreaves, Abdixhiku ritheksoi se pret nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), të mbyllë sa më shpejtë procesin e numërimit dhe certifikimit të rezultateve gjithmonë mbi bazën e parimeve demokratike.

Në fund të këtij takimi, kryetari Abdixhiku i shprehu mirënjohjen ambasadorit britanik, për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës, në proceset më të rëndësishme të saj.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT