Wednesday, May 13, 2026
spot_img
HomeLajmeAbdixhiku: Për 3 vjet do t’i përfundojmë magjistralet, autostradat dhe do ta...

Abdixhiku: Për 3 vjet do t’i përfundojmë magjistralet, autostradat dhe do ta ndërtojmë unazën e kryeqytetit

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka thënë se puna në infrastrukturë nuk kërkon qëndrim në zyrë e aq më pak fjalë.

Ai tha se puna në bërjen e infrastrukturës nënkupton dalje në terren, bërjen e afateve, mbikëqyrjen e punëve e realizimin e afateve të rregullta kohore.

Abdixhiku tha se në planin qeverisës së tij brenda tri vjetësh do të përfundojnë të gjitha rrugët, magjistralet e autostradat,  që sipas tij, kanë nisur nëpër dekada në Kosovë.

“Fjalën e kam për autostradën Prishtinë – Gjilan, për autostradën e Pejës, për rrugën Prishtinë-Mitrovicë, Prishtinë-Podujevë e Dollc-Gjakovë”.

“Po ashtu në planin tonë e kemi edhe ndërtimin e unazës së kryeqytetit, një projekt i madh prej 250 milionë eurove që do ta transformojë rrënjësisht jo vetëm qarkullimin brenda në qytet, por edhe lidhjen e Prishtinës me secilin qytet tjetër të Kosovës”, tha Abdixhiku, njofton Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se unaza e kryeqytetit nuk bëhet me fonde të komunave, por sipas tij, bëhet me ndihmë shtetërore dhe këtë ndihmë, tha ai, pas 9 shkurtit Prishtina do ta ketë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT