Tuesday, September 1, 2026
spot_img
HomeLajmeAbdixhiku pasi 6 deputetë refuzuan Sejdiun: Së paku duhet ta dorëzojnë mandatin...

Abdixhiku pasi 6 deputetë refuzuan Sejdiun: Së paku duhet ta dorëzojnë mandatin – LDK-ja e kapërceu edhe veten për Kosovën

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka paralajmëruar pasoja për anëtarët e partisë që nuk respektojnë vendimin e organeve të LDK-së për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president.

I pyetur për mundësinë e masave disiplinore, Abdixhiku tha se aktualisht më shumë e shqetësojnë pasojat që kjo situatë mund t’i sjellë Kosovës, sesa çështja e masave brenda partisë.

Ai paralajmëroi se ata që nuk e respektojnë vendimin e Kryesisë dhe organeve të LDK-së, sipas tij, “më së paku” duhet të dorëzojnë mandatin e deputetit.

“Për tjerat do të vijnë me kohë, më besoni… por gjithsesi secili njeri që s’e respekton vendimin e kryesisë dhe organeve të LDK-së, më së paku duhet të ndihet përfaqësues i LDK-së, më së paku të dorëzojë mandatin e deputetit”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku kritikoi mundësinë që Kosova të shkojë sërish në zgjedhje, duke thënë se tashmë ekziston një marrëveshje politike dhe një kandidaturë për president që, sipas tij, gëzon respekt të gjerë.

Ai tha se LDK-ja “e ka kapërcyer edhe veten” dhe nuk ka kërkuar asgjë për vete, me qëllim që Kosova të ketë një president të denjë.

Sipas tij, një tjetër palë zgjedhjesh do të ishte pasojë e betejave personale dhe do të dëmtonte interesin e Republikës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT