Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku sonte ka qenë në fshatin Bardh i Madh i Fushë Kosovës, ku u shpreh se gjetën masivitet dhe ngrohtësi.
Abdixhiku tha se mbështetja, por festës, iu jep edhe ndjenjën e madhe të përgjegjësisë që i pret, përcjell Klankosova.tv.
“Fshati Bardh i Madh në Fushë Kosovë ishte ndalesa e radhës. Dhe këtu, si në çdo vend tjetër, të madh e të vogël pa dallim, gjetëm masivitet, gjetëm ngrohtësi, gjetëm thirrje për ndryshim! LDK-në e kërkuar tash e sa kohë qytetarët tanë tashmë e kanë! Prandaj dhe e mbështesin me zemër”.
“Kjo mbështetje na jep jo vetëm festë, por dhe ndjenjën e madhe të përgjegjësisë që na pret! Pritjet e tyre, thirrjet e tyre, kërkesat e tyre janë detyrime para së cilave rreshtohemi me nder e dinjitet! LDK është dashni”, ka shkruar Abdixhiku.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


