Wednesday, May 13, 2026
spot_img
HomeLajmeAbdixhiku nga Gjilani me porosi: S'ka akt që e ndal Republikën, e...

Abdixhiku nga Gjilani me porosi: S’ka akt që e ndal Republikën, e kemi mundur Serbinë me 1999

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, para përkrahësve të LDK-së dhe qytetarëve të Gjilanit në ‘Turneun e Ndryshimit’, tha se Kosovën nuk ka forcë që e ndal. Abdixhiku theksoi…

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, para përkrahësve të LDK-së dhe qytetarëve të Gjilanit në ‘Turneun e Ndryshimit’, tha se Kosovën nuk ka forcë që e ndal.

Abdixhiku theksoi se Serbinë e kemi mundur një herë e do ta mundim gjithherë,

“Dhe nga Gjilani, vendlindja e kryengritësve të mëdhenj, patriotëve si Idriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani e Agim Ramadani, më lejoni të them se s’ka forcë, akt terrorist e as grup kriminal që mund të rrënojë shtyllat e Republikës. E kemi mundur Serbinë një herë, do ta mundim gjithherë. Koha ta mundim dhe ngecjen, izolimin e përçarjen e madhe brenda Kosovës. Unë besoj në Republikën e Kosovës”, tha Abdixhiku.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT