Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeLajmeAbdixhiku në Lipjan, Ahmeti ia tregon nënkalimin dhe parkingun e ri të...

Abdixhiku në Lipjan, Ahmeti ia tregon nënkalimin dhe parkingun e ri të qytetit

Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër i LDK-së, ka qenë sot për vizitë në Lipjan, ku bashkë me të ishte edhe kryetari i këtij qyteti, Imri Ahmeti.

Në një postim në Facebook, Ahmeti ka thënë se vizituan nënkalimin dhe parkingun e ri të qytetit – një projekt i financuar tërësisht nga Komuna, që ka lehtësuar dukshëm trafikun dhe parkimin në qytet.

“E informova për këtë projekt dhe ndava planet tona për ndërtimin e një parku të ri dhe vazhdimin e sheshit në atë zonë”.

“Gjithashtu, së bashku me kryetarin Abdixhiku, vizituam biznesin “LigaSteel,” një investim amerikan që ka krijuar rreth 200 vende pune”, ka thënë Ahmeti. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT