Thursday, June 18, 2026
spot_img
HomeLajmeAbdixhiku me strukturat e partisë në Shtime: S’bien pre e propagandës bajate...

Abdixhiku me strukturat e partisë në Shtime: S’bien pre e propagandës bajate anti-LDK

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka vizituar strukturat e kësaj partie në Shtime për t’i falënderuar.

Ai u shpreh se këto struktura janë të mençura e të pjekura dhe siç u shpreh, nuk bien pre e propagandës anti-LDK, siç e quajti, “të zakonshme e bajate”.

“Strukturat e LDK-së janë të mençura, të pjekura dhe, mbi të gjitha, të qarta. Nuk bien pre e propagandës anti-LDK tashmë të zakonshme e bajate; e as nuk ngatërrohen në identifikimin e oportunistëve politikë, po aq të zakonshëm e të parashikueshëm. E dinë mirë çfarë përfaqësojnë dhe për çfarë angazhohen”, u shpreh kreu i LDK-së.

Ai tha se këta njerëz është e lehtë t’i përfaqësosh.

“Mbi të gjitha, nuk lejojnë që mundi e puna e tyre e përditshme të shpërdorohen e rezultatet t’u injorohen. Janë falënderues. E kur ke njerëz të tillë pas vetes, është e lehtë t’i përfaqësosh me dinjitet e respekt”, tha më tej Abdixhiku.

E pranishme në këtë takim ishte edhe kandidatja për presidente e kësaj partie, Vjosa Osmani, e cila tha se ekipi në Shtime punoi pa u ndalur kurrë.

“Sot, në Shtime, në takim falënderues me strukturat tona. Një ekip që punoi dhe u angazhua pa u ndalur kurrë, e që nuk e ka ndërmend të ndalet as tani”, shkroi ajo./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT