Wednesday, September 9, 2026
spot_img
HomeLajmeMbi 625 mijë euro për sportistët dhe trajnerët kosovarë, 150 përfitues

Mbi 625 mijë euro për sportistët dhe trajnerët kosovarë, 150 përfitues

Sportistët dhe trajnerët e kategorizuar kosovarë kanë përfituar gjithsej 625 mijë e 325 euro mbështetje financiare.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Sportit dhe Rinisë, në këtë skemë janë përfshirë 150 përfitues.

Nga shuma totale, 448 mijë e 150 euro u janë ndarë 96 sportistëve, ndërsa 177 mijë e 175 euro kanë shkuar për 54 trajnerë.

Mbështetja financiare synon të vlerësojë rezultatet dhe angazhimin e sportistëve e trajnerëve që përfaqësojnë Kosovën në gara vendore dhe ndërkombëtare.

Mjetet e ndara pritet t’u shërbejnë përgatitjeve dhe pjesëmarrjes së tyre në garat e ardhshme sportive.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT