Wednesday, May 6, 2026
spot_img
HomeLajmeAAK akuzon Qeverinë për ndërhyrje politike në kompanitë publike dhe keqmenaxhim

AAK akuzon Qeverinë për ndërhyrje politike në kompanitë publike dhe keqmenaxhim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për ndërhyrje politike dhe dështime në menaxhimin e kompanive publike.

Në një reagim zyrtar, AAK-ja,  shprehu shqetësimin për shkeljet e rënda dhe mungesën e përgjegjshmërisë nga bordet e këtyre kompanive, transmeton klankosova.tv.

Një rast i veçantë i keqmenaxhimit, sipas AAK-së, është ai i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) Hidromorava, ku sipas saj, bordi ka dështuar të përmbushë objektivat e Planit të Biznesit dhe ka lejuar përdorimin personal të automjetit zyrtar nga Kryeshefi Ekzekutiv.

Gjithashtu, AAK ka ngritur shqetësimin për kandidimin e kryesueses së bordit të KRU Hidromorava në bordin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), duke e lidhur këtë me afërsinë e saj me partinë në pushtet.

”E ardhmja e kompanive publike nuk duhet të jetë peng i interesave personale dhe politike, por duhet të bazohet në transparencë, profesionalizëm dhe përkushtim ndaj interesit publik”, theksohet në reagimin e tyre.

Partia kërkoi ndalimin e menjëhershëm të ndërhyrjeve politike dhe zbatimin e masave për garantimin e menaxhimit të drejtë dhe përgjegjshmërisë në këto kompani.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT