Njohja e tri viteve të inflacionit dhe e drejta bazuar në ligj që pensionistët të marrin diferencën e pensionisteve në formë retroaktive u refuzua nga Ministria e Financave.
Padia e pesë pensionistëve kosovarë drejtuar Gjykatës Themelore të Prizrenit, u refuzua nga po e njëjta Gjykatë më 19 nëntor të 2024-ës.
Sipas aktvendimit, Gjykata shpalli veten jo kompetente në pikëpamje lëndore dhe e hodhi poshtë si të palejuar këtë padi.
Vendimin e kundërshtuan të gjithë pensionistët e Kosovës.
Sekretari i Lidhjes së Pensionistëve, Sherif Kastrati, thotë që pritshmëritë për zbatimin e ligjit nga qeveritarët, i kishin të mëdha, por që edhe kësaj radhe u zhgënjyen me shkeljet e të drejtave që po i bëhen kësaj shtrese të shoqërisë.
As qeveria aktuale, mirëpo as ato para kësaj, sipas Kastratit nuk kanë bërë asgjë për pensionistët në mbarë Kosovën.
Ndonëse prisnin ndryshime të sivjetshme, ato prapëseprapë nuk u bën e kësisoj sekretari thotë që gjendja vazhdon të jetë e mjerueshme.
Ndonëse Gjykata Themelore e Prizrenit hodhi poshtë padinë për kompensimin mbi bazën e përqindjes së inflacionit, pensionistët janë të vendosur që të vazhdojnë të kërkojnë të drejtën për të cilën janë të sigurt se iu takon.
Kastrati zotohet që nuk do të dorëzohet derisa kjo e drejtë të filloj të zbatohet. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


