Tuesday, May 12, 2026
spot_img
HomeLajmeA e kalon pragun AAK-ja? – Tregon Ramadani (VIDEO)

A e kalon pragun AAK-ja? – Tregon Ramadani (VIDEO)

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës (AAK) Burim Ramadani në Edicioni Special në Klan Kosova tha se ai dhe partia e tij synojnë që në zgjedhjet e parakohshme të 7 Qershorit të hyjnë në parlamentin e Kosovës.

“Jemi jashtëzakonisht optimist, sepse ka angazhim të shumë njerëzve, ka angazhim të shumë figurave, personaliteteve, të etapave të ndryshme në nivel nacional, nivel lokal apo edhe nivel ma të gjerë. Komunikimi është jashtëzakonisht intensiv me njerëzit nëpër Kosovë tash e sa kohë. E mira e gjithë kësaj të keqe për shkak të zgjedhjeve, po e bëjë pak me shaka, është se zgjedhjet janë bërë shumë të shpeshta dhe komunikimi me qytetarët është bërë më i shpeshtë, pavarësisht se nuk është dashtë të jetë kështu”, ka thënë Ramadani.

Ai poashtu bëri të ditur se edhe pse Ramush Haradinaj nuk është kandidat për kryeministër, ai prapëseprapë do të jetë kandidat për dupetet në listën e AAK-së.

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT