Saturday, May 23, 2026
spot_img
HomeLajmeA blihen votat me 100-shet e ndara nga qeveria Kurti? Flet Janina...

A blihen votat me 100-shet e ndara nga qeveria Kurti? Flet Janina Ymeri (VIDEO)

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri në Edicionin Special në Klan Kosova, tha se nuk janë kundër shpërndarjes së 100 eurove nga qeveria te populli.

Por, ajo thotë se qeveria duhet të punojë e investojë.

“Le t’i marrin njerëzit, cent më cent, sepse janë të tyre. Sa më shumë që ka rishpërndarje aq më shumë shihet vlera e mashtrimit dhe aq më shumë shihet se sa jena duke marrë para dhe po na humbin nëpër duar”.

“Nuk është për mos me marr, as nuk jena duke e kundërshtuar, por ne jemi duke e kundërshtuar që s’po bëhet kurgjo për të ardhmen tonë. Është sikur borxhi i vetvetes tonë. Kurgjo s’po investohet, në fakt po shpërndahet, por nuk është rishpërndarje qikjo, rishpërndarje është kur i këna krejt kushtet mirë, ne s’kemi gjërat bazike në jetë”, deklaroi Ymeri.

Ajo poashtu shprehu bindje të plotë që Lëvizja Vetëvendosje nuk do të arrijë më 51.1% të votave, sa i pari në zgjedhjet e kaluara.

Ndiqeni deklarimin e tij:

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT