Panelistë të ftuar në emisionin Kosova Today në Klan Kosova kanë komentuar refuzimin e PDK-së që Fatmir Limaj të bashkohet në listën zgjedhore të kësaj partie për zgjedhjet e 7 qershorit.
Gazetari Shkumbin Kajtazi tha se Sami Lushtaku dhe Mërgim Lushtaku ishin pro kthimit të Limaj.
Ai tha se kritikat që Lushtaku drejton PDK-në nuk qëndrojnë pasi zëri i tij nuk kaloi në këtë vendimmarrje.
“Nëse i vjen puna Mërgim Lushtakut të thotë unë ndoshta nuk hy në garë pasi spo e mbështetni Fatmir Limajn, çka i bie kjo? Që Mërgim Lushtakut dhe Sami Lushtakut kanë kërkuar dhe në parti nuk u ka shkuar zëri. S’është kryetar Sami Lushtaku a po? Do thotë që Sami Lushtakut nuk po i shkon zëri në PDK?”, tha Istrefi.
Aludim të njëjtë hodhi edhe panelisti Korab Blakaj që potencoi mospërkrahjen e qëndrimit të Sami Lushtakut për rikthimin e Fatmir Limajt në PDK.
“Nëse kandidatura ose ideja e Limaj që të kthehet në PDK nuk është futur fare në votim, do thotë kush qenka kryetari? Kush po e drejton vërtetë PDK-në?”, tha Blakaj.


