Legjislatura e 11-të e Kuvendit të Shqipërisë do të shënohet nga një përbërje e re parlamentare, me plot 72 deputetë që marrin për herë të parë mandatin.
Prurjet e reja janë nga të gjitha forcat politike, por pjesa më e madhe vjen nga Partia Socialiste, e cila në zgjedhjet e 11 majit siguroi 83 mandate. Nga këta, 53 janë deputetë të rinj – 46 prej tyre me vende të sigurta në listat e kandidatëve, ndërsa të tjerët fituan mandatin përmes garës me vota preferenciale.
Partia Demokratike do të përfaqësohet me 50 deputetë, mes të cilëve janë edhe 6 emra të rinj të zgjedhur me votë preferenciale. Ndër ta, vetëm një grua – Jorida Tabaku – do të vazhdojë mandatin e saj në qarkun e Tiranës.
Rikthime dhe emra të rinj vërehen edhe në forcat e tjera politike. Tom Doshi rikthehet në Kuvend përmes Partisë Socialdemokrate, ndërsa dy deputetë të tjerë të kësaj partie janë figura të reja. Partia Mundësia, që siguroi 2 mandate, sjell rikthimin e Agron Shehajt dhe një deputet të ri nga Tirana. Dy parti të tjera do të kenë përfaqësim për herë të parë me nga një deputet secila.
Një moment historik përbën mungesa e Pandeli Majkos në këtë legjislaturë – për herë të parë pas vitit 1992, përjashtuar vetëm mungesën njëvjeçare në vitet 1996-1997. Ai ka shërbyer si deputet për nëntë legjislatura radhazi. Së bashku me Majkon, edhe 42 deputetë të tjerë të PS-së me mandate të mëparshme nuk do të jenë pjesë e Kuvendit të ri.
Në radhët e koalicionit opozitar të drejtuar nga PD, afërsisht gjysma e deputetëve aktualë do të ruajnë vendet e tyre në legjislaturën e ardhshme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);


