Saturday, September 5, 2026
spot_img
HomeLajme58 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, mbi 2200...

58 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, mbi 2200 gjoba të shqiptuara

Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh, ku bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 58 aksidente trafiku në të gjithë vendin.

Sipas të dhënave zyrtare, nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet, ndërsa 31 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 27 të tjera vetëm me dëme materiale.

Gjatë kontrolleve në komunikacion, Policia ka shqiptuar gjithsej 2206 gjoba trafiku, si pjesë e zbatimit të rregullave dhe rritjes së sigurisë rrugore.

Po ashtu, në 24 orët e fundit janë arrestuar 27 persona, 17 janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Autoritetet policore po vazhdojnë apelimin për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT