Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani ka deklaruar se 355 milionë euro janë ndarë kryesisht nga buxheti qendror për organizatat joqeveritare gjatë pesë viteve të fundit.
Në emisionin “DPT te Fidani”, Rrahmani tha se ai do të angazhohet për të hetuar se ku kanë shkuar krejt këto mjete monetare dhe si të njëjtat janë shpenzuar, transmeton Klankosova.tv.
“Kam kërkuar të gjitha pagesat që janë bërë për organizatat joqeveritare që nga viti 2021-2026. Në kuadër të kësaj kërkese kam marr shumë material, sepse kam angazhuar shumë persona për t’i përpunuar për shkak se janë 355 milionë euro të ndara për OJQ-të nga të gjitha institucionet publike, për pesë vjet”, tha Rrahmani në Klan Kosova.


