Wednesday, September 9, 2026
spot_img
HomeLajme350 shërbime emergjente në vetëm 24 orë në QKUK

350 shërbime emergjente në vetëm 24 orë në QKUK

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka pranuar 350 raste për trajtim emergjent gjatë 24 orëve të fundit, duke treguar fluksin e madh të pacientëve që kërkuan ndihmë mjekësorem shkruan Sinjali.

Sipas raportit të Klinikës Emergjente për 8 shtator, 110 pacientë janë trajtuar në Emergjencën Internistike, ndërsa 84 pacientë në Reanimim.

Në Emergjencën Kirurgjike janë trajtuar 66 pacientë, 61 në Emergjencën Ortopedike, ndërsa 29 pacientë janë trajtuar në Sallën e Vogël.

Në total, gjatë kësaj periudhe janë ofruar 350 shërbime emergjente për qytetarët.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT