Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajme30 milionë euro veshje, kozmetikë e pije false në Kosovë! (VIDEO)

30 milionë euro veshje, kozmetikë e pije false në Kosovë! (VIDEO)

Mallrat e falsifikuara po vazhdojnë të përbëjnë problem serioz në tregun e Kosovës, duke përfshirë si brendet ndërkombëtare ashtu edhe produktet e konsumit të përditshëm.

Përmes dy hulumtimeve, Kiks Kosova ka trajtuar përmasat e kësaj dukurie dhe mënyrën se si ato po depërtojnë në treg.

Nga Dogana e Kosovës, Sadije Topojani ka bërë të ditur se mbi 50% e mallrave të sekuestruara gjatë vitit 2025 kanë qenë pije të falsifikuara, përfshirë marka të njohura si Coca-Cola, Sprite dhe Fanta. Pas tyre renditen veshmbathjet, detergjentët, parfumeria dhe produktet kozmetike.

Sipas të dhënave të Doganës, gjatë vitit 2025 janë ndaluar mbi 111 mijë artikuj të dyshuar për falsifikim, me vlerë qindra mijëra euro, ndërsa një pjesë e madhe e tyre janë proceduar në gjykatë.

Sipas përfaqësueses ligjore Florentina Grubi, brendet e njohura si Nike, Adidas, Gucci dhe Prada janë të mbrojtura me ligj edhe në Kosovë, dhe përdorimi apo shitja e produkteve me logo të tyre pa autorizim përbën shkelje ligjore dhe në disa raste edhe vepër penale. Ajo ka theksuar se sidomos tregtia online e bën më të vështirë ndjekjen e këtyre rasteve.

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT