Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeLajme26-vjetori i masakrës së Reçakut, Begaj: Denoncimi i saj ndryshoi historinë e...

26-vjetori i masakrës së Reçakut, Begaj: Denoncimi i saj ndryshoi historinë e Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka kujtuar viktimat e Reçakut, në 26-vjetorin e masakrës.

Përmes një postimi në “X”, Begaj thotë se denoncimi i kësaj masakre ndryshoi historinë e Kosovës dhe qasjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj saj.

“Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak të Kosovës, u ekzekutuan dhe masakruan barbarisht nga njësitë kriminale serbe 45 shqiptarë civilë të paarmatosur. Denoncimi i kësaj masakre ndryshoi historinë e Kosovës dhe qasjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj saj. Lavdi përjetë burrave dhe grave të Kosovës, që qëndruan për lirinë e saj! Mirënjohje Ambasadorit amerikan Ëilliam G. Ëalker, “Kalorës i Urdhrit të Flamurit””, shkruan presidenti shqiptar, njofton Klankosova.tv.

Image

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT