Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeShowbiz24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen për aftësi të veçanta operative

24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen për aftësi të veçanta operative

24 pjesëtarë të Njësive Speciale Operative, janë certifikuar në fushën e “Aftësive të veçanta policore operative”, pas një trajnimi të zhvilluar nga një konsulent ndërkombëtar, përmes OSBE-së.

“Ky aktivitet kontribuon në rritjen e aftësive profesionale dhe gatishmërisë operative të Njësive Speciale, duke forcuar standardet dhe kapacitetet e tyre në operacione të veçanta policore”, thuhet në njoftimin e Policisë.


Ky trajnim u organizua në bazë të nevojave të identifikuara nga vetë Njësitë Speciale dhe u mbështet nga ekspertë të jashtëm të ofruar nga OSBE, partner strategjik i Policisë së Kosovës në ngritjen e kapaciteteve specialistike.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT