Thursday, September 17, 2026
spot_img
HomeLajme19 të dyshuarit për bixhoz e skema piramidale dalin para gjykatës në...

19 të dyshuarit për bixhoz e skema piramidale dalin para gjykatës në Mitrovicë

19 persona të arrestuar në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm dhe skemave piramidale janë paraqitur sot në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Aksioni i Policisë së Kosovës është zhvilluar në Mitrovicë, Skenderaj, Vushtrri dhe Istog, ku janë kontrolluar 50 lokacione dhe janë sekuestruar rreth 170 mijë euro, automjete, armë dhe pajisje të tjera të dyshuara për aktivitet të jashtëligjshëm.

Prokuroria Themelore ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për 27 persona, ndërsa pjesa tjetër e të arrestuarve pritet të përballet me procedura të mëtejshme ligjore.

Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për aksionin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT