Qytetarë të shumtë kanë nisur të mblidhen sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protesta është thirrur me moton “Jo në emrin tim” dhe pritet të nisë në orën 21:00. Thirrja për tubimin është bërë publikisht në rrjete sociale.
Tubimi vjen një ditë pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, vendim që ka nxitur reagime të shumta në Kosovë.
Ndërkohë, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar një tjetër protestë në Prishtinë për të premten, më 18 shtator, nga ora 12:00, në sheshin “Skënderbeu”.
Protesta e OVL-UÇK-së është paralajmëruar si tubim gjithëpopullor lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


