Endrit Thaçi dhe Klestor Veseli, djemtë e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, i janë bashkuar protestës që po mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Ata janë parë mes qytetarëve që janë mbledhur për të kundërshtuar aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protesta është zhvilluar një ditë pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Tubimi është thirrur me moton “Jo në emrin tim”, ndërsa gjatë protestës qytetarët kanë brohoritur në mbështetje të UÇK-së.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


