Friday, May 22, 2026
spot_img
HomeLajmeMustafa: Sot hyri në fuqi Ligji për nënshtetësinë, i votuar nga VV...

Mustafa: Sot hyri në fuqi Ligji për nënshtetësinë, i votuar nga VV dhe Lista Serbe

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa përmes një video të publikuar në rrjetin social Facebook, bëri të ditur se sot ka hyrë në fuqi ligji për nënshtetësinë.

Sipas Mustafës, ky ligj ua mundëson pasardhësve të kolonizatorëve serb në Kosovë që të pajisën me nënshtetësinë e Kosovës dhe kjo vie vetëm  për një grusht vota nga Vetëvendosja, transmeton Klankosova.tv

Sot ka hyrë në fuqi ligji i ri për nënshtetësinë, ky ligj i miratuar nga Vetëvendosje bashkë me Listën serbe. Sipas këtij ligji të gjithë ata që kanë qenë banor të Kosovës deri më 1 janar 1998, u takon nënshtetësia dhe pasaporta e Republikës së Kosovës. Pra kjo përfshin edhe të gjithë ata serb që kanë qenë edhe refugjatë nga Kroacia nga Bosnja që I ka sjellë regjimi I atëhershëm në Kosovë, kanë qenë banor të Kosovës deri më 1 janar 1998, atyre dhe gjithë pasardhësve të tyre, pavarësisht ku janë lind ata që të gjitha atyre u takon nënshtetësia dhe pasaporta e Republikës së Kosovës, njësoj si gjithë neve tjerëve. Për një grusht vota, popullzimi e shkatërron  të kaluarën dhe të tashmen e të ardhmen dhe vetë nënshtetësinë e Kosovë”, ka thënë Mustafa.

Ai poashtu tha se sipas këtij ligji të gjithë ata që kanë qenë banor të Kosovës deri më 1 janar 1998, u takon nënshtetësia dhe pasaporta e Republikës së Kosovës.

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT