Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, me 103 vota për.
Këtë rezultat, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, duket se po e do edhe për çështjen e presidentit, që ka bllokuar vendin dhe mund ta çojë drejt zgjedhjeve të reja.
“Me mujtë me zgjedhë edhe presidentin, me 103 vota, me shfrytëzu rastin me këtë unitet të jashtëzakonshëm të Kuvendit të Kosovës.” – tha Haxhiu duke qeshur, transmeton Klankosova.tv
Ndryshe, Bordi i Paqes është nismë e presidentit amerikan, Donald Trump, për zgjidhjen e konflikteve në botë, ku ndër themelueset ishte edhe ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.


