Yoon Suk Yeol është bërë presidenti i parë në detyrë i Koresë së Jugut që është arrestuar, duke i dhënë fund një përplasjeje disa javore mes hetuesve dhe sigurimit të tij personal.
Yoon, përpjekja e dështuar e të cilit për të vendosur ligjin ushtarak e zhyti vendin në trazira, u fajësua nga parlamenti dhe po hetohet për kryengritje.
Megjithatë, teknikisht ai është ende presidenti i vendit, pasi Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë nëse shkarkimi i tij është i vlefshëm.
Hetuesit arritën të kalojnë barrikadat e ngritura nga personeli i Shërbimit të Sigurisë Presidenciale për të penguar arrestimin e Yoon. Mbi 1000 oficerë ishin pjesë e operacionit, që shënoi përpjekjen e dytë për të ndaluar presidentin pas asaj në 3 janar.
Më pas, udhëheqësi 64-vjeçar tha se pranoi të paraqitej para Zyrës së Hetimit të Korrupsionit për zyrtarë të lartë për të shmangur gjakderdhjen. Në një video-mesazh tre minutësh, Yoon tha se do të respektojë hetimin kundër tij, edhe pse mohon akuzat.
Ai vazhdimisht është shprehur se urdhri për arrestimin e tij nuk është ligjërisht i vlefshëm.
Partia e Fuqisë Popullore të Yoon e cilësoi arrestimin e tij si “të paligjshëm”, duke i përshkruar ngjarjet e së mërkurës si “për keqardhje”.
Nga ana tjetër, drejtuesja e Partisë Demokratike të opozitës, Park Chan-dae, tha se arrestimi i Yoon tregoi se “drejtësia në Korenë e Jugut është e gjallë”. Ky arrestim “është hapi i parë drejt rivendosjes së rendit kushtetues, demokracisë dhe shtetit të së drejtës,” tha ai gjatë një takimi të partisë.
Vendi aktualisht drejtohet nga Ministri i Financave Choi Sang-mok si president në detyrë.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);


