Sunday, October 4, 2026
spot_img
HomeLajmeZvicra dhe Gjermania, vendet e radhës që mbyllin përkohësisht ambasadat në Iran

Zvicra dhe Gjermania, vendet e radhës që mbyllin përkohësisht ambasadat në Iran

Qeveritë e Gjermanisë dhe Zvicrës kanë konfirmuar se kanë mbyllur përkohësisht ambasadat e tyre në Teheran.

Ambasadori zviceran dhe pesë anëtarë të stafit u larguan nga vendi sot me rrugë tokësore, dhe tani janë të sigurt jashtë vendit.

Gjermania gjithashtu ka zhvendosur përkohësisht misionin e saj në Teheran, si dhe dy misionet e saj në Irak

Ato i bashkohen një liste në rritje të vendeve që thuhet se kanë evakuuar stafin ose kanë mbyllur ambasadat e tyre për shkak të shqetësimeve të sigurisë, duke përfshirë Argjentinën, Austrinë, Azerbajxhanin, Islandën, Italinë, Holandën, Zelandën e Re, Spanjën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Ukrainën.

Në ditët e para të sulmit amerikano-izraelitë në Iran, është bërë thirrje shumë nga vendet kryesisht perëndimore që të largohet stafi për arsye të sigurisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT