Sunday, October 4, 2026
spot_img
HomeLajmeKapet në Deçan personi i kërkuar për vjedhje të rëndë dhe armëmbajtje,...

Kapet në Deçan personi i kërkuar për vjedhje të rëndë dhe armëmbajtje, ishte dënuar me 4 vjet burgim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar me urdhërarrest në Deçan, i cili ishte dënuar me katër vjet burgim për vepra penale.

Sipas Policisë, më 3 tetor 2026, zyrtarët e Stacionit Policor në Deçan, pas pranimit të informatës për vendndodhjen e personit të kërkuar, kanë ndërmarrë veprimet operative dhe rreth orës 11:15, në rrugën “Fatmir Nimonaj”, kanë lokalizuar dhe arrestuar Xh. Th.

I njëjti kërkohej për veprat penale “Vjedhje e rëndë në bashkëkryerje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

Gjatë arrestimit, personi ka bërë rezistencë dhe ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por zyrtarët policorë kanë arritur ta vënë nën kontroll.

Pas arrestimit, ai është shoqëruar në Stacionin Policor në Deçan, ndërsa janë ndërmarrë procedurat e nevojshme për dorëzimin e tij tek institucionet përkatëse, për ekzekutimin e dënimit prej katër vjetësh burgim.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe realizimin e urdhërarresteve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT