Sunday, October 4, 2026
spot_img
HomeLajmeLVV dorëzon kërkesë, nesër në 09:00 pritet të mbahet një seancë e...

LVV dorëzon kërkesë, nesër në 09:00 pritet të mbahet një seancë e jashtëzakonshme në Kuvend

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar mbajtjen e një seance të Kuvendit të Kosovës nesër në orën 09:00.

Grupi Parlamentar i LVV-së e ka dorëzuar kërkesën në Kuvend.

Komisioni për Legjislacion pritet të mblidhet nesër në orën 08:00, ndërsa në rend dite do të jetë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Burime të Gazetës Express bëjnë të ditur se deputetëve u është dërguar mesazh me të cilin janë njoftuar për mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT