Monday, May 4, 2026
spot_img
HomeLajmeZvicër: Del para gjyqit burri i akuzuar për vrasjen e ish-Miss-it, përballet...

Zvicër: Del para gjyqit burri i akuzuar për vrasjen e ish-Miss-it, përballet me akuza për krim të rëndë

Në Zvicër ka nisur gjykimi ndaj 43-vjeçarit Marc Rieben, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Kristina Joksimovic, ish-mbretëreshë bukurie dhe nënë e dy fëmijëve.

Gjatë seancës në Muttenz, pranë Bazelit, i pandehuri ka deklaruar se e “donte” viktimën dhe ka shprehur pendesë për ngjarjen, të cilën e ka cilësuar si “aksident”, ndonëse ka pranuar se e kishte kapur për fyti.

Sipas prokurorisë, krimi është kryer me dhunë ekstreme dhe më pas i pandehuri ka tentuar të fshehë gjurmët e ngjarjes.

Ai përballet me akuza për vrasje dhe përdhosje të kufomës, ndërsa rrezikon burgim të përjetshëm në rast dënimi.

Hetuesit dyshojnë se motivet e krimit lidhen me xhelozinë dhe mospranimin e ndarjes. Gjyqi pritet të vazhdojë disa ditë, ndërsa vendimi final është planifikuar të shpallet më 13 maj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT