Wednesday, September 9, 2026
spot_img
HomeLajmeZemaj: Nuk do të votojmë pro zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit nga...

Zemaj: Nuk do të votojmë pro zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit nga VV-ja

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka deklaruar se deputetët e kësaj partie nuk do ta votojnë kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje (VV) për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Para vazhdimit të seancës konstituive, Zemaj tha se bëhet fjalë për një vendim të grupit parlamentar të LDK-së dhe se të gjithë deputetët do të votojnë kundër, përveç në rast se ndonjëri vendos individualisht ta ndryshojë qëndrimin.

“Nuk do të votojmë pro zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit nga VV-ja. Të gjithë. Ky është vendim. Veç nëse dikush personalisht ka ndryshuar, është në vullnetin e tij”, ka thënë Zemaj para vazhdimit të seancës konstituive.

Zemaj paralajmëroi se, bazuar në zhvillimet e fundit politike, procesi i konstituimit të Kuvendit mund të zgjatet edhe më tej.

“Si sjellje politike që i kemi parë kohët e fundit, mund të ketë stërzgjatje të konstituimit të Kuvendit. Tash jemi në situatë ku ka besim se ka shkelje të Kushtetutës për shkak të afateve, por vullneti politik i partive që t’i japin Kosovës institucione ka qenë si vullnet i mirëbesimit”, tha ai.

Sipas tij, në seancën e sotme mund të ketë edhe përpjekje politike që, siç u shpreh, janë në dëm të interesave të qytetarëve.

“Ajo që shihet qartë, kurthet politike në dëm të interesave të qytetarëve nga VV-ja dhe Kurti mund të jenë të pritshme edhe në seancën e sotme”, deklaroi Zemaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT