Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeLajmeZotimi i dytë i Bedri Hamzës: Rritja 50% e pagave për shërbyesit...

Zotimi i dytë i Bedri Hamzës: Rritja 50% e pagave për shërbyesit civilë

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar edhe masat që do t’i marrë në kuadër të Zotimit të Dytë të tij.

Ai ka thënë se në muajt e parë të qeverisjes, pagat në sektorin publik do të rriten për 50%. Kjo rritje, sipas tij, garanton paga të dinjitetshme për të gjithë shërbyesit civilë dhe është shpërblim i duhur për shërbimin e tyre ndaj shtetit dhe qytetarëve.  Hamza tha se nuk do të tatohet asnjë pagë nën 400 euro.

Në zotimin e dytë, ai ka premtuar rritje të pagave dhe pensioneve.

“50% rritje të pagave në sektorin publik. 70% rritje të pensionit bazik. Rriten pensionet kontributdhënëse dhe përshkallëzohen sipas viteve të përvojës së punës. 50% rritje të përfitimeve për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët”, ka shkruar Hamza.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT