Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeLajmeHaxhiu kritikon gjendjen në shëndetësi: Abuzohet me buxhetin për nevojat të grupeve...

Haxhiu kritikon gjendjen në shëndetësi: Abuzohet me buxhetin për nevojat të grupeve të interesit (VIDEO)

Kandidati i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu, ka reaguar ashpër ndaj gjendjes në sektorin e shëndetësisë, duke marrë si shembull situatën në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Haxhiu në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha se mungesa e sigurisë dhe problemet e vazhdueshme në hapësirat e QKUK-së tregojnë paaftësinë e institucioneve për ta menaxhuar sistemin shëndetësor.

“Edhe sot nuk ka siguri, pra dikush që nuk arrin ta menaxhojë as oborrin e QKUK, të paktën t’i largojë ata qen, ju mendoni se mund ta rregullojnë shëndetësinë tonë”, deklaroi Haxhiu.

Ai akuzoi Qeverinë në detyrë për keqmenaxhim, duke thënë aty janë vetëm për të abuzuar me buxhetin e shëndetësisë.

“Aty janë vetëm për të abuzuar me buxhetin e shëndetësisë për nevojat të grupeve të tyre të interesit”, u shpreh ai.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT