Zlatan Ibrahimovic ka festuar ditëlindjen e tij të 45-të, ndërsa si dhuratë për veten ka zgjedhur një prej makinave më ekskluzive të Ferrari-t, modelin F80.
Ish-futbollisti suedez është i njohur për pasionin e tij për makinat luksoze dhe prej vitesh e pasuron koleksionin e tij me automjete të veçanta në ditëlindje.
Këtë herë, zgjedhja e tij ka qenë Ferrari F80, një model tejet i rrallë dhe i vështirë për t’u siguruar. Ferrari ka njoftuar se do të prodhojë vetëm 799 njësi të këtij modeli.
Vlera e F80 arrin rreth 3.6 milionë euro, ndërsa performanca e tij është mbresëlënëse.
Makina përshpejton nga 0 në 100 kilometra në orë për rreth 2.15 sekonda, ndërsa 200 km/h i arrin për më pak se gjashtë sekonda. Shpejtësia maksimale e saj është 350 kilometra në orë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


