Një lokal është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Radhimës.
Flakët në beach bar po vihen nën kontroll, por problem mbetet përhapja e tyre në pjesën e kodrës së Radhimës, e cila është e mbuluar me pemë dhe bimësi shkurrore.
Sipas raportimeve, zjarri po përhapet në pjesën e kodrës, ndërsa ndërhyrja në terren është e vështirë, duke e bërë pothuajse të pamundur ndërhyrjen efektive në disa zona.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa pritet që grupi hetimor të zbardhë rrethanat e ngjarjes.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


