Monday, September 7, 2026
spot_img
HomeLajmeZjarr në zonën e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, evakuohen banorët

Zjarr në zonën e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, evakuohen banorët

Një zjarr ka shpërthyer pasditen e së hënës në rrugën “Fatime Sokoli”, në zonën e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili tha se Policia është njoftuar për zjarrin rreth orës 16:00.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipet e zjarrfikësve.

Për shkaqe sigurie, është bërë evakuimi i banorëve të zonës, ndërsa zjarrfikësit po vazhdojnë intervenimin për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.

Nuk ka ende informacione për persona të lënduar apo për dëmet e shkaktuara nga zjarri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT